Aksidenti i autobusit nga Serbia, është mbyllur rruga kryesore mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë

Së paku tre persona e humbën jetën, ndërsa dhjetëra të tjerë janë lënduar në aksidentin e komunikacionit që sot herët në mëngjes ndodhi në pjesën veriore të Greqisë, në afërsi të kufirit me Maqedoninë e Veriut, ku u përplasën një autobusi turistik nga Serbia fillimisht me një automjet e më pas u përfshi në aksident edhe një tjetër veturë. Sipas MIA, prej orës 6:30 rruga është e mbyllur për komunikacion.

Sipas televizionit shtetëror grek ERT ka pasur ndeshje të drejtpërdrejtë të një autobusi dykatësh turistik me 78 turistë nga Serbia, me një automobil, jetën e kanë humbur tre nga katër udhëtarët në automjet, ndërsa janë lënduar rreth 45 turistë serbë, prej të cilëve pesë në gjendje serioze.

Pas ndeshjes së drejtpërdrejtë, autobusi është përmbysur, ndërsa në aksident është përfshirë edhe automobili i dytë, me siguri me targa të Serbisë, i cili e ka goditur automjetin, pa u lënduar udhëtarët.

Pas aksidentit, autostrada nga kufiri me Maqedoninë e Veriut është mbyllur për komunikacion në të dy drejtimet, ndërsa automjetet po rikahëzohen në rrugën e vjetër.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share