Aksidenti i autobusit në Itali/ Asnjëri nga të lënduarit nuk është në rrezik për jetën!

Asnjëri nga të lënduarit e aksidentit në Itali të autobusit nga Maqedonia e Veriut, nuk është në rrezik për jetën, njoftojnë mediat italiane.

Ndryshe, një autobus i një agjencie turistike të vendit ka pësuar një aksident trafiku ku shoferi kishte humbur jetën.

Ministria e Jashtme njoftoi se aksidenti ka ndodhur në autostradën midis qyteteve Askoli Piçeno dhe Ankona.

“Në aksidentin e trafikut në vendngjarje ka ndërruar jetë shoferi R.I shtetas i RMV-së, kurse lëndime të lehta kanë marrë 12 udhëtarë poashtu shtetas të RMV-së” – thonë nga MPJ.

Prej të lënduarve vetëm njëri është transportuar me helikopter në spitalin rajonal Torete di Ankona, kurse një tjetër në qendrën e traumës, kurse pjesa më e madhe janë trajtuar në San Benedeto, Trento dhe Muri di Fermo.

Sipas njoftimeve të mediave italia, aksidenti ka ndodh të enjten, në tunel, kur janë përplasur autobusi me shtetas të RMV-së dhe dy kamionë. Njëri kamion transportonte substance alokoolike dhe është djegur.

Nga MPJ-ja kanë thënë se përmes Ambasadës në Romë, janë në komunikim të vazhdueshëm me institucionet italiane, të cilët punojnë për zbardhjen e plotë të rastit. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share