Aksidentet e komunikacionit nuk vijnë vetëm nga mungesa e mirëmbajtjes së rrugëve, por edhe nga mosrespektimi i shenjave dhe shpejtësisë nga shoferët. ky është konstatimi i Ejup Rustemit, drejtor në Ndërmarrjen publike “Rrugët Shtetërore”, i pyetur në Klan Debat për numrin e madh të aksidenteve në autostrada. Ai ripërsëriti për të disatën herë në emision se për mirëmbajtjen e rrugëve është kompetente ndërmarrja tjetër publike “Makedonija pat”, të cilës, siç thotë Rustemi, ndërmarrja “Rrugët Shtetërore” i paguan çdo vit mjete të konsiderueshme financiare, bazuar në marrëveshje paraprake.
“Ne kemi përgjegjësi që të bëjmë mirëmbajtjen e rrugëve asht siç duhet. Ne si ndërmarrje e bëjmë pagesën për këtë në ndërmarrjen tjetër publike. Në këtë mënyrë është e përcaktuar në bazë të marrëveshjes që e kemi për çdo vit”, tha mes tjerash Ejup Rustemi në Klan Debat me Xhumadije Ibrahimin./KlanMacedonia