Aksident tragjik në rrugën Kërçovë – Ohër

Një person ka humbur jetën dhe pesë të tjerë janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën kryesore Kërçovë – Ohër, afër Spitalit të Eshtrave “Shën Erazmo”.

Zëdhënësi i SPB-Ohër, Stefan Dimoski bën të ditur se në aksident kanë marrë pjesë tri vetura, dy me targa të Ohrit dhe një me targa të Strugës.

“Sot rreth orës 16:40 në rrugën kryesore Ohër-Kërçovë ka ndodhur një aksident trafiku në mes të veturës së pasagjerëve Kia Rio me targa të Ohrit i drejtuar nga R.A.(57) nga Ohri dhe një automjeti të pasagjerëve Audi me targa të Strugës i drejtuar nga Sh.P.(22) nga Struga dhe vetura e pasagjerëve “Polo” me targa të Ohrit, e drejtuar nga GR.(39) nga Ohri”, tha zëdhënësi Dimoski.

Sipas tij, shoferi RA ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit, ndërsa pesë persona tjerë kanë mbetur të lënduar dhe janë dërguar në spitalin “Shën Erazmo” dhe në Spitalin e Përgjithshëm të Ohrit.

Ekipet e policisë kanë kryer këqyrjen e vendit të aksidentit.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share