Aksident tragjik në Francë, humbin jetën 2 shqiptarë

Një përplasje e fortë mes dy makinave në Fillière (Haute-Savoie) të Francës, çoi në vdekjen e 2 personave, dhe plagosjen e 3 të tjerëve paraditen e kësaj të mërkure. Viktimat janë të dy shqiptarë, të moshës 33 dhe 43 vjeç, identiteti i të cilëve momentalisht nuk bëhet i ditur

Ngjarja e rëndë, sipas asaj që shkruajnë mediat franceze, ndodhi rreth orës 11:00. Sipas të dhënave të para, makina që drejtohej nga një prej viktimave humbi kontrollin dhe përfundoi në kahun tjetër të rrugës, duke u përplasur kokë më kokë me makinën që po vinte përballë.

Të dy shqiptarët gjetën vdekjen në vendin e ngjarjes.

Ndërsa personat që udhëtonin në makinën tjetër, një nënë 33-vjeçare së bashku me dy fëmijët e saj, një 3 vjeç dhe tjetri 4 muajsh mbetën të plagosur. Ata u dërguan në spital për ndihmë mjekësore.

Autoritetet policore në vend mësohet se kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit të rëndë./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share