Tre persona, mes të cilëve edhe një vajzë 15-vjeçare, kanë humbur jetën në një aksident të rëndë trafiku që ka ndodhur rreth mesditës së sotme në magjistralen Shtip-Miladinovci, në afërsi të vendkalimit në afërsi të fshatit Kadrifakovë, përcjell KlanMacedonia.
Zëdhënësja e SPB Shtip, Gordana Panajotova tha se një vajzë 15-vjeçare dhe një grua 62-vjeçare kanë vdekur në vend, ndërsa më pas në Spitalin klinik në Shtip ka vdekur një grua 37-vjeçare, e cila kishte lëndime të rënda trupore.
Në aksident, siç përcjell KlanM, janë përfshirë dy vetura, ndërsa në spitalin e Shtipit janë pranuar edhe katër persona, njëri prej të cilëve është transportuar për trajtim në Shkup.
Komunikacioni nga Shtipi deri te kryqëzimi afër Kadrifakovës është i ndërprerë dhe devijuar në rrugën e vjetër rajonale.