Aksident trafiku në Tiranë: Vetura godet një 28-vjeçare

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë. Një 21-vjeçar, duke drejtuar veturën, ka përplasur një 28-vjeçare. Vajza ka pësuar lëndime trupore dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share