Aksident trafiku në rrugën lokale në Debërc të Tetovës, ka edhe të lënduar

”Dje (18-prill) në ora 14:40 në SPB-Tetovë është raportuar se në rrugën lokale në Debërc të Tetovës ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë dy vetura me targa të Tetovës: “Volkswagen Golf” e drejtuar nga F.A. (65) dhe një “seat” që drejtohej nga 22-vjeçari S.M., të dy nga ky fshat të cilët ndodheshin të vetëm në veturat.

Në aksident shoferi F.A. ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe S.M. me lëndime trupore të konstatuara në Spitalin klinik të Tetovës, ku janë dërguar për ndihmë mjekësore. Një ekip nga Sektori i Punëve të Brendshme të Tetovës kanë kryer inspektimin në vendin e aksidentit” – thuhet në SPB Tetovë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share