Aksident trafiku në Keqekollë të Prishtinës: Një i vdekur dhe 14 të lënduar

Një aksident mes një veture dhe një autobusi ka ndodhur në Keqekollë të Prishtinës, ku një person ka humbur jetën dhe 14 të tjerë kanë kërkuar ndihmën mjekësore.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, konfirmoi ngjarjen. Sipas tij, aksidenti ndodhi rreth orës 14:30. Njësia rajonale e trafikut është në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për të zbardhur shkaqet që kanë çuar deri te aksidenti.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share