Katër persona sot janë lënduar rëndë në një aksident që ka ndodhur në “Vodnjaska” në qendrën e Shkupit.
“Më 19.08.2022 në orën 04:20 është paraqitur se në kryqëzimin e rrugsë “Nënë Tereza” me rrugën “Todor Aleksandrov” dhe rrugën “Belgradska” një veturë “Ford Mondeo” me targa të Shkupit drejtuar nga një i mitur nga Shkupi ka goditur në mbrojtëset e metalit dhe në beton.
Në aksident lëndime të rënda kanë pësuar i mituri që drejtonte veturën dhe tre udhëtarë të tjerë të mitur (një nga Strumica, dy nga Shkupi), të diagnostikuar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori” dhe Kompleksi klinika “Nënë Tereza”, njoftojnë nga MPB.