Aksident në rrugën lokale Çajle – Ballindol, vetua ”Opel” del nga rruga lëndohet shoferi

Dje (19-shkurt) në ora 14:55 në SPB- Tetovë është raportuar se në rrugën lokale Çajle – Ballindol vetura “Opel” me targa të Gostivarit e drejtuar nga 18-vjeçari S.E. nga Çajla e Gostivarit ka dalë nga rruga. Në aksident drejtuesi S.E. ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa pasagjeri i tij ka kaluar vetëm me lëndime trupore të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm “Ferid Murad” në Gostivar.

Ekipi i Departamentit të Punëve të Brendshme të Gostivarit ka kryer këqyrje në vendin e aksidentit, thonë nga SPB-Tetovë. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share