Një aksident ka ndodhur në aksin Librazhd-Elbasan. Gazetari Fatos Salliu raporton se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën.
Siç duket nga pamjet një prej mjeteve ka hipur në pjesën e përparme të makinës tjetër.
Raportohet se gjendja e dy shoferëve është jashtë rrezikut për jetën. Aktualisht me plagë më të mëdha paraqitet drejtuesi i makinës “Range Rover”.
Deri më tani nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti./tvklan.al