”Dje (28 dhjetor) në ora 11:15 në magjistralen Shkup-Tetovë, para hyrjes në Tetovë, automjeti i pasagjerëve “Ford Fiesta” me targa të Tetovës i drejtuar nga 61-vjeçari T.A. nga Kopanica e Tetovës ka dalë nga rruga. Në aksident, T.A. ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin klinik të Tetovës. Një ekip nga SPB Tetovë ka bërë këqyrje të vendit të aksidentit” – thuhet në kumtesën e SPB-Tetovë.