Aksident në Kroaci: Një i vdekur dhe tre të lënduar, vetura me targa shqiptare shkrumbohet nga flakët

Një i vdekur dhe tre të lënduar është bilanci i një aksidenti të rëndë që ka ndodhur pasditen e djeshme në Kroaci, në një pikë karburanti.

Rasti ka ndodhur në autostradën A1 pranë Mosorit, ku e përfshirë në aksident ishte e përfshirë edhe një veturë me targa shqiptare e tipit Citroen, e cila u shkrumbua nga flakët.

Mediat kroate, raportojnë se një veturë e tipit BMW, ishte përplasur me gjeneratorin e kësaj pike të karburantit, me ç’rast ishte shkaktuar një zjarr i madh, transmeton Klankosova.tv

Në vend vdiq shoferi i BMW-së, i cili u dogj brenda veturës, derisa thuhet se janë edhe tre të lënduar rëndë që janë dërguar për trajtim në spitalin e Splitit.

Po ashtu nga zjarri, janë djegur edhe disa vetura që gjendeshin aty afër.

Kjo u konfirmua edhe nga Ministri i Brendshëm i Kroacisë, Davor Bozinoviq.

Identiteti i të lënduarve si edhe viktimës nuk është bërë i ditur, derisa dyshohet se deri tek përplasja ka ardhur si pasojë e përgjumjes së shoferit në timon.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share