Një shqiptar ka vdekur në një aksident në Itali. Ngjarja tragjike ka ndodhur në Modena.
Sipas raportimit të mediave italiane, bëhet fjalë për 29-vjeçarin Xhuliano Marleci, përcjell Klankosova.tv
29-vjeçari po voziste një veturë të tipit Volkswagen Polo.
Marleci e humbi kontrollon e veturës dhe goditi disa kosha të plehrave në anën tjetër të rrugës.
Vetura shtyu një nga kontejnerët për disa dhjetëra metra derisa ndaloi dhe u përplas me portën e një shtëpie.
Si pasojë e zhurmës të krijuar nga përplasja, disa banorë dolën jashtë shtëpive të tyre.
Në vendin e ngjarjes ishte edhe profesorja Roberta Gelmini, kirurge e Poliklinikës, e cila ofroi e para ndihmën duke thirrur ambulancën.
I riu shqiptar u dërgua në spital, por nuk arriti t’iu bëjë ballë plagëve.
Ai vdiq në mëngjesin e së dielës./KlanMacedonia