Ngjarja e rëndë është regjistruar në fshatin Rramanli të Kumanovës mesditën e sotme. Sipas informacioneve jo zyrtare dy persona kanë marrë lëndime të rënda trupore gjatë aksidentit në hekurudhë ku treni ka përplasur një veturë, raporton KlanM.
Për detajet rreth aksidentit priten informacione më të detajuara nga Ministria e Punëve të Brendshme.