Një aksident me motoçikletë ka ndodhur në Greqi ku si pasojë ka mbetur i vdekur një shqiptar.
Lajmin e kanë bërë të ditur mediat greke, sipas të cilave, aksidenti tragjik ka ndodhur pak para orës 18.00, kur 26 vjeçari Serxho Sula, po kthehej nga Rizomylos, transmeton Klankosova.tv.
Mendohet se motoçikleta me të cilën ai po udhëtonte ka rrëshqitur në sipërfaqen e rrugës dhe ka dalë nga rruga, ku si pasojë është përplasur në trotuar, gjë që ka shkaktuar vdekjen tragjike të të riut shqiptar.