Aksident në Durrës, shoferja pa patentë përfundon në dyqanin e rrobave (FOTO)

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Durrësit. Bëhet me dije se një mjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me hyrjen e një dyqani që ndodhet pranë rrugës “Hysen Myshketa” në qytetin bregdetar.

Mësohet se mjeti drejtohej nga një shtetase e cila duket se ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në butikun e rrobave.

Ndërkohë drejtuesja e automjetit ishte pa leje drejtimi.

Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka patur persona të lënduar. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share