Aksident i rëndë trafiku në RMV, vdesin tre persona

Aksident i rëndë trafiku në autostradën Milladinovcë-Shtip.

Sipas informacioneve të para pas përplasjes së dy automjeteve, jetën e humbën dy persona, mes të cilëve edhe një vajzë e mitur 15 vjeçare. Pastaj për shkak të lëndimeve ka ndërruar jetë edhe një person.

Për momentin nuk dihen shkaqet për aksidentin. Zëdhënësja e SPB-së Shtip, Gordana Panajotova, për MIA konfirmon se bëhet fjalë për aksident ku një vajzë 15 vjeçare dhe një grua 62 vjeçare humbën jetën në vendin e ngjarjes.

Ka edhe të lënduar me lëndime të rënda trupore, që janë hospitalizuar në spitalin klinik në Shtip Aksi rrugor ishte tërësisht i mbyllur pas çka u formua kolona e gjatë me kilometra. Ndërkohë automjetet lëvizën në rrugën e vjetër për në Shtip. Ky është aksident i dytë brenda një jave me pasoja fatale në këtë pjesë të Maqedonisë.

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share