Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në rrugën “Partizanski Put” në Vranjë, ku ka humbur jetën një shtetas i huaj, shkruan media serbe 24sedam.
Policia thotë se ende nuk dihen rrethanat, por konfirmojnë se hetimet janë në vijim, përcjell Klan Maqedoni.
Gjithashtu raportohet se një pasagjer është dërguar me urgjencë në spital dhe është në proces diagnostikimi.
Dyshohet se vetura me targa të Maqedonisë së Veriut ka dalë nga rruga dhe është përplasur me mbrojtëset anësore.
Një pjesë e rrugës është e mbyllur, ndërsa automjetet devijohen në drejtime të tjera rrugore./KlanMacedonia