Aksident i rëndë në rrugën Tabanoc-Kumanovë, ndërron jetë 36-vjeçari

Në orët e para pas mesnatës në rrugën Tabanoc-Kumanovë, në një aksident trafiku ka ndërruar jetë një 36-vjeçar nga Likova.

Lajmin e kanë bërë të ditur edhe nga Sektori për Punë të Brendshme në Kumanovë.

“Sot në ora 01:20 në SPB-Kumanovë është raportuar se në rrugën magjistrale Tabanoc-Kumanovë, automjeti i pasagjerëve “Volkswagen Golf” me targa të Kumanovës i drejtuar nga 36-vjeçari A.A. nga fshati Llojan ka dalë nga rruga. Në vendin e aksidentit ka ndërruar jetë A.A., kurse vdekjen e ka konstatuar mjeku i Emergjencave Mjekësore”, njofton SPB-Kumanovë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share