Te dielën në Hanover të Gjermanisë midis rrugës Sehnde dhe Lehrte ndodhi një aksident me fataliltet.
Siç shkruan, Bild, përcjell klankosova.tv, rreth orës 12:20 një shofer humbi kontrollin e makinës së tij në një kthesë në të majtë, doli nga rruga dhe u përplas me një pemë.
Në veturë gjendej shoferi dhe pasagjeri 21 vjeçar, i cili u hodh nga makina. Të dy nuk i mbijetuan plagëve të marra.
Sipas Policisë gjermane ky aksident ndodhi për shkak të rrëshqitjes, shkruan klankosova.tv