Kosovë: Aksident i rëndë në Carralevë, përplasen kamioni me autobusin

Mëngjesin e sotëm një aksdent i rëndë ka ndodhur mes një autobusi dhe kamioni në Carralevë, ku si pasojë kanë pësuar lëndime pensionistet nga Kaçaniku të cilat kishin planifikuar pushime në Shqipëri.

Zjarrëfikësit dhe policia kanë ndihmuar të moshuarit të dalin nga pjesa e përparme e autobusit.

Nga kompania kanë folur për Indeksonlinen ku kanë dhënë detajet për gjendjen e tyre.

“Fatmirësisht, gratë nga Kaçaniku që po udhëtojnë me kompaninë tonë janë në gjendje të mirë shëndetësore. Tani është ndërruar autobusi dhe jemi nisur për në Shqipëri”, ka thënë përfaqësuesi i “Elit”-s.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share