Aksident i rëndë në autostradën Tetovë-Shkup, humb jetën një person

Sot (30 shtator) në ora 13:20 në Tetovë është raportuar se në magjistralen Tetovë-Shkup, në afërsi të mbikalimit, një biçikletë e drejtuar nga N.R.(55) nga Shkupi është goditur nga një kamion i ndaluar anësh korsisë për vozitje, shkaku i një defekti.

Në aksident çiklisti ka pësuar lëndime të rënda nga të cilat ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa vdekjen e ka konstatuar ekipi i Ambulancës së Tetovës, përcjellë Klan M.

Në vendin e aksidentit, prokurori publik dhe një ekip nga SPB Tetovë kanë kryer inspektim dhe me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë është dorëzuar për obduksion. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share