Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Shkup – Tetovë mes dy automjeteve, informon Klan Macedonia.
Komunikacioni po zhvillohet në njërën korsi, ndërsa policët janë në vendngjarje për të kryer procedurat e nevojshme.
Për momentin nuk ka informacione për fatin e pjesëmarrësve në aksident e as për shkaqet e tij.
Nga MPB do të njoftojnë sipas gjitha gjasave gjatë ditës së nesërme në buletinin ditor./KlanMacedonia