Dje (21-shkurt) në ora 19:40 në SPB-Tetovë është raportuar se në udhëkryqin e rrugës rajonale Tetovë-Jazhincë me rrugën regjionale Leshkë- Siriçinë të Tetovës, ka ndodhë një aksident trafiku ku ishin përfshirë dy vetura me shenja regjistrimi të Tetovës: vetura “folksfagen golf” të cilën e ka drejtuar 30-vjeçarja B.H. nga Orasha e Tetovës dhe vetura “golfi” që drejtohej nga 62-vjeçari T.S. nga Nerashti i Tetovës.
Në aksident, voozitësja B.H. dhe pasagjerja nga i njëjti automjet N.H.(58) kanë pësuar lëndime të rënda trupore të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës, ku u transferuan për të ofruar ndihmë mjekësore, ndërsa shoferi i dytë dhe dy persona të tjerë (të mitur) kanë përfunduar me lëndime trupore. Në vendin e aksidentit, inspektimin e ka kryer një ekip nga SPB-Tetovë