Aksident i rëndë afër Plavës: Katër të vdekur, tre prej tyre shqiptarë

Katër persona kanë vdekur si pasojë e një aksidenti të rëndë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në Mal të Zi, në Barane në afërsi të Plavës.

Siç raportojnë mediat atje, tre nga viktimat janë shqiptarë dhe një malazez: M.Mekuli, E. Haxhaj, bashkë me bashkëshorten e tij, M. Haxhaj dhe N.Cirkoviq.

M. Mekuli, ishte e plagosur rëndë dhe ka vdekur në spital, shkruan Radio Televizioni i Malit të Zi, transmeton Klankosova.tv

Raportohet se në aksident ishin të përfshira dy automjete.

Automjetet thuhet se janë përplasur kokë më kokë.

Lidhur me rastin kanë raportuar edhe portale shqiptare.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share