Aksident i pazakontë, makina përplaset me varrezën në Fier (Video)

Një aksident i pazakontë ka ndodhur paraditen e sotme pranë varrezave publike të qytetit të Fierit.

Gazetarja Anila Sefa ka mësuar se një automjet tip “Volkswagen”, i drejtuar nga një i moshuar, ka dalë nga rruga pasi ka humbur kontrollin e mjetit. Ai është përplasur me një varrezë.

Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe ka shoqëruar në komisariat shoferin. Vijon puna për të zbardhur rrethanat e kësaj përplasjeje që ka shkaktuar dëme materiale./tvklan.al

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share