Një shofer ka ndërruar jetë pas një aksidenti në pikën pagesën në Kumanovë. Bëhet fjalë për një veturë VW Golf 4, ngjyrë e kaltër, me targa të Shkupit. Aksidenti ka ndodhur sot, në trasenë nga Shkupi drejt Kumanovës.
Vetura është përplasur në pjesën e betonit, pas çka ka shpërthyer edhe zjarr, ndërkaq për nxjerrjen e viktimës nga vetura kanë asistuar edhe zjarrëfikësit e Kumanovës.
“Me datë 09.03.2023 rreth orës 03:27 minuta në SPB- Kumanovë është raportuar se në pikën e pagesës “Rramanli” në magjistralen Shkup – Kumanovë, automjeti i pasagjerëve “Volkswagen Golf” me targa të Shkupit ka goditur në shtyllë të pikës pagesore, duke shkaktuar zjarr në automjet. Në të njëjtën kohë, drejtuesi i mjetit ka ndërruar jetë në vend, ndërsa mjeku i Emergjencës Mjekësore ka konfirmuar vdekjen e tij. Zjarri është shuar nga ekuipazhi i Njësisë Territoriale të Zjarrfikës në Kumanovë dhe nga punonjësit e pikës së pagesës. Sipas urdhrit të prokurorit publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion, ndërsa ekipi i SPB-Kumanovë ka realizuar kontroll të vendit”, njofton MPB.