Më 11 gusht, do të mbahet një nga koncertet më të mëdhenj.
Reperi i njohur Capital-T, do ta realizojë projektin e quajtur Time Capsule II.
Koncerti ka ndërruar lokacion dhe shkaku i fushës, nuk do të mund të mbahet në stadiumin “Fadil Vokrri”.
E lokacioni është pak metra larg, tek parkingu i “Pallatit të Rinisë” në Prishtinë.
Capo, po ashtu ka treguar se një artist i kalibrit botëror do të përformojë në atë skenë.
Ai është AKON, i cili është një këngëtar, producent goxha i zoti.