Komisioni parlamentar për mbikqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Intelegjencë ka paralajmëruar se grupi i Milan Radoiciq po planifikon të sulmoj sërish veriun e vendit.
Pas raportimit të drejtorit të AKI-së, Petrit Ajeti në këtë komision, kryetarja Ganimete Musliu ka paralajmëruar se kërcënimi nga Serbia vlerësohet të jetë shumë i lartë, ndonëse sipas saj situata në veri aktualisht është stabile.
Komisioni ka ka informacione se grupi terrorist serb po stërvitet në tri lokacione në Serbi.
Bazuar në të dhënat inteligjente, së fundmi grupi terrorist është duke kryer ushtrime në disa lokacione në rrethinën e Novi-Pazarit, Kopaunikut dhe Kralevës
Sipas informacioneve që ka ky komision grupi i udhëhequr nga Radojiçiq vazhdon të jetë i strukturuar.
Dek01. Ganimete Musliu- Kryetare e Komisionit Parlamentar
Ky komision kishte paralajmëruar për përgatitje të këtij grupi për sulme në veri edhe në prill të vitit të kaluar 5 muaj para sulmit të Banjskës.