Akademia Shqiptare në Maqedoni – mbrojtëse e identitetit shqiptar

Profesori dhe anëtari i Shoqatës Akademike, Florim Ajdini në Klan Debat me Xhumadije Ibrahimin theksoi se kërkesa për krijimin e një Akademie të Shkencave dhe Arteve të Shqiptarëve në Maqedoni është një kërkesë sublime e një populli autokton që jeton në Maqedoninë e Veriut.

“I takon në mënyrë të patjetërsueshme themelimi i një institucioni të tillë të lartë, i cili do të shërbejë si ombrellë, respektivisht si mbrojtëse e identitetit të shqiptarëve në MAqedoninë e Veriut për arsye se ka një periudhë të gjatë kohore që shqiptarët në RMV edhe pse kanë një numër të caktuar të intitucioneve të arsimit sipëror siç i kemi tre universitetet, megjithatë ne kemi nevojë për një instancë më të lartë të pushtetit të dijes, që në fakt do të mbrojë interesat tona, në radhë të parë identitetin tonë kombëtar, historinë tonë, gjuhën tonë e kështu me radhë”, tha mes tjerash profesori Florim Ajdini./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share