Akademia Shqiptare e Shkencave – Koalicioni VLEN nuk heq dorë nga krijimi i Akademisë!

Koalicioni VLEN nuk heqë dorë nga krijimi I Akademisë Shqiptare të Shkencës në Maqedonin e Veriut edhe pse kjo ide është kundërshtuar fuqishëm nga kryeministri Hristijan Mickovski dhe Qeveria të cilën ai e drejton.

Në këtë drejtim, kryetarët e komunave të koalicionit VLEN, së bashku kryetarët e këshillave komunalë dhe akademikët e nderuar, organizuam një takim punues në Tetovë, me temë financimin vjetor të projekteve të rëndësishme për avancimin e mendimit intelektual dhe shkencor të shqiptarëve.

Për momentin kjo inicjativë e VLEN-it është duke vepruar vetëm si OJQ ka konfirmuar profesori univerzitar Hasan Jashari.

“Ne jemi të regjistruar si shoqatë qytetare, pasi këto ishin kushtet për të funksionuar. Por struktura jonë është një strukturë akademike, dhe ne funksionojmë si akademi. Në Kushtetutën e RMV-së nuk ka asnjë përmendje për Akademinë Maqedonase; aty përmendet liria akademike dhe puna kërkimore-shkencore. Ligji nuk parashikon si themelohet një akademi, por si themelohet një universitet. Për këtë arsye, edhe ne, pasi që kontribuojmë për këtë vend, duhet të kemi ligje të posaçme për procese të posaçme,” theksoi profesor Hasan Jashari.

Sipas Billal Kasamit deklaratat e Mickovskit rreth ides për tehemelimin e Akademis Shqioptare të Shkencës në Maqedonin e veriut nuk kanë qenë aq të ashpra sic kanë qënë ato në kohen kur është themeluar Universiteti I Tetovës

“Unë e falënderoj partnerin e koalicionit për mendimin e tij, por reagimi i tij më herët ka qenë ndryshe, siç ishte edhe në rastin e Universitetit të Tetovës. Ne po hapim këtë debat jo kundër askujt, por për të siguruar që shqiptarët e Maqedonisë së Veriut të jenë të përfaqësuar edhe në nivel akademik. Prandaj, dua të theksoj se ne respektojmë mendimin e partnerëve të koalicionit, por kohërat kanë ndryshuar dhe shqiptarët duhet të jenë të përfaqësuar edhe në këtë nivel,” tha Bilall Kasami, kryetar i Komunës së Tetovës.

Ky projekt ekskluzivisht shkencor i VLEN-it nuk ka për qëllim të shkaktojë tensione etnike ose paralelizma në nomenklaturën arsimore shtetërore, por ka për qëllim të krijojë një institucion tjetër shkencor që do të bashkojë mendimin autentik shqiptar në një zhvillim të përbashkët dhe të barabartë shoqëror.

Ky projekt reflekton vizionin tonë për forcimin e identitetit kombëtar të shqiptarëve në fushat më strategjike – shkencë dhe art, thonë nga VLEN.

Akademia, me seli në Tetovë, do të krijojë mundësi të reja për studiuesit dhe artistët shqiptarë që të kontribuojnë me kërkime cilësore dhe të ruajnë trashëgiminë tonë kulturore.

Jemi të bindur se kjo nismë do të jetë një shtytje për cilësinë e arsimit dhe për zhvillimin e një komuniteti të fortë intelektual, thonë nga VLEN.

Ndryshe sot nga Qeveria duke komentuar takimin e sotëm në Tetovë kanë përsëritur se instiutucioni i vetëm shkencor në vend është Akademia e Shkencës dhe Arteve e Maqedonisë së Veriut në Shkup dhe cdo paralelizëm tjetër është i papranueshëm.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share