AHMETI: TË RROJË GJUHA JONË DHE E BASHKËQYTETARËVE TANË MAQEDONASË
Akademi solemne në ditën e Alfabetit të gjuhës shqipe u mbajt në hapësirat e filaharmonisë në Shkup, hapja u bë me një klip te shkurterte Ilir Shaqirit.
Te pranishmëve ju drejtua Presidentii i vendit, Stevo Pendarovski.
“Para 115 vjetësh pikërisht në Manastirin tonë ndodhi unifikimi i alfabetit të gjuhës shqipe si një hap kyq në kodifikimin e gjuhës shqipe që është padyshnjë nga shtyllat kryesore më të rrëndësishme të identitetit kulturor dhe shpirtëror të shqiptarëve”, tha Stevo Pendarovski.
Për kryeministrin Dimitar Kovaçevski gjuha shqipe është edhe gjuha e tij vëllazërore duke treguar punën e tij të përbashkët me shqiptarë në Qeveri.
“Ne do vazhdojm që së bashku edhe më tej të punojm, Fati i plote që në mesin e tyre kishte dy me emrin Fatmir, ndersa kuptimi i emrit eshte dikush që sjell fat. Une kisha dy te tille Per atë dy gjuha shqipe eshte gjuhe amtare, Por shpesh ne zyren time dhe ne zyrat e tyre, ne ditet e gjate te punes Kur I benim te gjitha llogarite dhe masat, degjohej nga ana ime fatmir vella, te lutem beje kete llogari ose ndaj Fatmirit tjeter Fatmir vella,nese mundet deri neser kete zgjidhje ligjore ta pergadisim”, tha Kovaçevski.
Të rrojë gjuha jonë dhe gjuha e bashkqytetarëve tanë maqedonas, sepse të ardhmen e ndërtojm bashkë tha Kryetari i BBDI-së, Ali Ahmeti.
“Nuk do paraqes ndonje emocion fjala ime ne këtë 115 te kongresit te alfabetit. Emocion dhe ngrohtesi per kete vend eshte fjala e Presidentit te Republikes Maqedonise se Veriut per bashkqytetaret e vet me te cilet me shekuj kane jetuar bashke”, tha Ali Ahemti.
Në fund Ahmeti u drejtua edhe në gjuhën maqedonase duke i thënë Kovaçevski dhe Pendarovski se ne nuk qëndrojmë prapa jush por krah për krah me juve./KlanMacedonia