Akademi përkujtimore për dëshmorin Halil Latifi

AHMETI: DHA JETËN, NUK DHA SHOKËT!

Teatri Shqiptar në Shkup, ishte stacioni i radhës për të shënuar 30-vjetorin e rënies së dëshmorit Halil Latifi.

Pas tryezës shkencore në Komunë e Sarajit, homazheve para bustit në Shkollën e Gërçecit dhe shpalosjes së pllakës së rrugës në hyrje të Gërçecit, u mbajt Akademia përkujtimore.

Familjarë, miq, shokë e bashkëluftëtarë të Halil Latifit morën pjesë në këtë Akademi.

“Të japësh jetën e të mos japësh shokët kjo është krenaria, ky është betimi I madhë që gjeneratat kanë bërë për liri a vdekje, Halili ishte I organizuar, Halili ishte I fortë, idealist e i qëndrueshëm në tortuara dha jetën e nuk dha shokët” – tha Ali Ahmeti

Rafis Aliti bashkveprimtar i dëshmorit tha që përkundër gjitha padrejtësive të cilat ju kanë ndodhur shqiptarëve, Halili duhet të pushoj i qetë sepse amaneti i tij është përmbushur.

“Sot kemi tre universitete të cilat financohen nga shteti që ihste andër e Halil Latifi që edhe shqiptarët të jeni të barabartë së paku edhe në shkollim” – tha Rafis Aliti.

Kreu i Komunës së Sarajit, Blerim Bexheti, tha se përvjetoret e dëshmorit Halil Latifi do mbetet në kalendarin e datave historike të komunës së Sarajit.

“Kjo ditë është e evidentuar dhe e votuar edhe nga këshilltarët komunal në kalendarin e datave historike që përkujtohen nga Komuna e Sarajt, ku sot patëm nderin ta shpalosim edhe emrin e rrugës Halil Latifi nga rruga numër 1“ – tha Blerim Bexheti.

Familjarët e dëshmorit ndanë mirënjohje për pjesëmarrësit në këtë Akademi Përkujtimore. Mirënjohje nga Komuna e Sarajit iu ndanë edhe për familjarët e dëshmorit Halil Latifi. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share