Ajri jo cilësor nga zjarret në Kanada

SMOGU I PRANISHËM NË DISA QYTETE TË MËDHA NË SHBA

Smogu si pasojë e zjarreve në Kanada vijon të mbetet i pranishëm ende në disa qytete të mëdha në SHBA.

Banorët shprehen ajri është i ndotur dhe po ndikon në shëndetin e tyre.

SINKRON BANOR: Unë kam astmë, kështu që po që jam i shqetësuar për këtë. Frymëmarrja ime po rëndohet. E shikoni si vijon të jetë qielli në Nju Jork.

Shitësit që ngrenë tezgat e tyre në qendër të Uashingtonit flasin për pasojat që kanë sjellë zjarret.

SINKRON BANOR: Po më shqetëson vërtet, sepse kam astmë, kështu që duhet të mbaj një maskë. Fyti po dhemb.

Trenat kishin më pak pasagjerë pasi shumë qytetarë po punojnë nga shtëpia. Disa shërbime jo thelbësore janë pezulluar. Janë mbyllur parqet, në shumë rrugë kanë ndalur punimet ndërsa nuk po mblidhen as mbeturinat.

Një pjesë e madhe e banorëve shprehen se shëtitjet janë bërë të pamundura.

SINKRON BANOR:  Nuk bëj shëtitje të gjata 90-minutëshe në mëngjes si zakonisht. Mendoj se rrahjet e zemrës dhe frymëmarrja tanimë më janë përkeqësuar për shkak të ajrit të keq.

Të dhënat e qeverisë tregojnë se cilësia e ajrit është në nivelin e rrezikshmërisë në Uashington. Për studiuesit, p[roblematikat nga zjarret do të shtohen për shkak të ndryshimeve klimatike.

SINKRON METEROLOGE ALLISON CRIMMINS: Nuk mund të mohosh që ndryshimi i klimës është një pjesë shumë e madhe e kësaj që po ndodh. Por ne nuk e lidhim gjithmonë ndryshimin e klimës me shëndetin e familjeve tona. Por kjo që po ndodh po ndikon vërtet në shëndetin e njerëzve.

Kanadaja po përballet me zjarret më të fuqishme duke detyruar mijëra banorë të largohen nga shtëpitë e tyre. Më shumë se 600 zjarrfikës janë vendosur në dispozicion për të shuar flakët, ndërsa dëmet janë të mëdha. Në Alberta, në kufi me shba , më shumë se 3,500 njerëz janë evakuuar ndërsa në Quebec situata është normalizuar ndërsa në British Columbia zjarret ende vijojnë të përhapen.

GAZETARE: LIVIA KALLFA

Lexo gjithashtu
Total
0
Share