Ajri i ndotur mbulon Shkupin

Foto Ilustrim - arkiv
Foto Ilustrim – arkiv

QYTETARËT: NDIKON KEQ NË SHËNDETIN TONË

Shkupi sot është në vendin e 10-të si qytet më i ndotur në Botë, ndërsa i pari në Evropë në listën e platformës “Ajkjuer”, i cili është Indeks Botëror për matjen e cilësisë së ajrit.  Sipas nivelit të PM – grimcave në ajër, të matura në ora 12 sipas kohës lokale, nuk rekomandohet qëndrim në vende të hapura për persona me shëndet të ndjeshëm.

Qytetarët ndjehen të shqetësuar për ajrin e ndotur, kryesisht në kryeqytet. Ata që takuam thonë se e përjetojnë rëndë këtë. Disa prej tyre madje kanë probleme serioze edhe me frymëmarrjen. Qytetarët shtojnë se ky fenomen shqetësues, në vendin tonë nuk ndryshon me dekada.

“Shumë keq, shumë keq e dashur. Unë jam nga “Staklara” prej tek “Ohisi” në të djathtë një kilometër e gjysmë. Atje nuk mund të merret frymë, e këtu, mjerë qytetarët.  A atje sa është pastër, pak të fryjë era i gjithë qyteti duket për mrekulli”.

“Kjo në Shkup flitet vetëm kur ka mjegull, atëherë fotografohen dhe flasin asgjë nuk bëjnë. Nuk e di si do të zgjidhet. Por edhe populli është fajtor që të jetë i ndotur, nuk jemi të disiplinuar, nuk jemi të vetëdijshëm. Jo vetëm për ajrin por edhe për higjienën në përgjithësi.

Disa nga qytetarët madje nuk duan as të komentojnë

Çka mendoni për ajrin e ndotur?

“Nuk kam koment”.

Pse?

Katastrofë!

Dje ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Kaja Shukova deklaroi se 45 për qind e ndotjes në vend vjen nga familjet, por edhe nga institucionet publike që nuk përdorin sisteme ekologjike për ngrohjeje. Në konferencë për mediat ajo tha se në dy vitet që vijnë, do të punojnë që të zëvendësojnë sistemet për ngrohje në rreth 70 institucione edhe pse proceset nuk shkojnë shumë shpejtë. Qytetet më të ndotura në botë janë Delhi në Indi, Daka në Bangladesh dhe Lahor në Pakistan. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share