Reja ende i pavendosur për formacionin
Me rikthimin në Shqipëri, kombëtarja e futbollit ka bërë vetëm një seancë stërvitore pasditen e së dielës në të cilën lojtarët që nuk u aktivizuan në Izrael kanë patur regjim të plotë ndërsa futbollistët që luajtën kanë patur pak ngarkesë.
Në radhët e kuqezinjve ka dyshime për Arlind Ajetin që pati tërheqje muskulare. Ndërsa Abrashi i cili u zëvendësua në pjesën e dytë është sërish në formë.
Sërish Uzuni nuk është në top formë edhe pse ndaj Izraelit shënoi një supergol.
Seanca e fundit do të jetë pasditen e sotme pas konferencës për shtyp të trajnerit Reja.
Ndeshja me Islandën ka peshë vetëm për vendin e dytë në grup që mund të sjellë një klasifikim më të mirë në shortin e Europianit që do të hidhet më 9 Tetor.
Tv Klan