Në një intervistë të fundit në emisionin “Rubikon” në Klan M, analisti politik Gazmend Ajdini ka diskutuar ndryshimet e fundit në skenën politike të Maqedonisë së Veriut pas zgjedhjeve. Sipas Ajdinit, VMRO-DPMNE ka ndryshuar retorikën e saj, duke u përpjekur të rrisë avantazhin e saj historik në opinionin publik.
Ajdini thekson se VMRO-DPMNE, si dhe partitë e tjera nacionaliste, kanë nxitur maqedonasit të votojnë për partitë nacionaliste për të shmangur kushtëzimin nga shqiptarët. Kjo strategji ka qenë e dukshme që nga zgjedhjet e vitit 2020, ku Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) arriti numrin më të madh të ulëseve në parlament që nga viti 2011.
Aktualisht, lideri i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, po kërkon të sigurojë 61 deputetë në parlament për të formuar qeverinë pa kushtëzimin e BDI-së, duke përdorur një retorikë të ngjashme nacionaliste. Kjo lëvizje ka shkaktuar debat të madh në Maqedoninë e Veriut, me shumë qytetarë që janë të shqetësuar për ndikimin e saj në stabilitetin politik dhe marrëdhëniet ndëretnike në vend.
“Pas zgejdhjeve të para në Maqedoninë e Veriut ndodhi një ndryshim i retorikës, ku partia e VMRO-së kuptoi se ka gjasa të rrisë avantazhin që e ka për një kohë të gjatë në publik. Dhe hyri në një retorikë që jo për herë të parë ka dalë në opinion, sidomos edhe në fushatatat e tjera VMRO-ja dhe shumë parti të tjera kanë hyrë në parti nationaliste, dhe kanë ftuar maqedonasit që të votojnë partitë nacionaliste, që të mos kushtëzohen nga shqiptarët.
Tek numri i deputetëve ndodhet edhe formimi i qeverisë, dhe në vitin 2020 numrin më të madh të ulësve e ka arritur BDI-ja, prej 2011 dhe në të gjtha zgjedhjet e tjera VMRO-ja dhe LSDM-ja kanë kërkuar nga elektorati i vet që të votojnë ata, që të mos kushtëzohen nga faktori shqiptar.
E njejta ndodh sot nga Mickoski që kërkon 61 deputetë që të mos kushtëzohet nga BDI-ja, dhe po përdor këtë retorikë nacionaliste”, tha Ajdini. Askush nuk e priti dallimin aq të madh mes partive shqiptare në votat e raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale të cilat ishin rreth 40 mij vota./tvklan.mk/