Analisti Gazmend Ajdini për Debat Plus, tha që është shumë herët që në raundin e parë të shpallet një fitues mes dy kandidatëve për president. Por sipas tij duke marrë parasyshë dhe kompetencat e kandidatit për të ushtruar një pozitë të tillë si ajo e presidentit të Maqedonisë, më kompetent është Bujar Osmani.
“Flasim për një kandidat që është për president të shtetit ,dhe një lider partie. Realisht Travari nuk e bindi opinionin që ai është një kandidat superior për president shteti, me këtë po bie në ujë ajo që ka menduar opozita se ky është kandidat që mund të shkojë në raundin e dytë dhe të fitojë. Ato që biseduan sidomos për garancën që të mos ketë kushte të tjera për Maqedoninë është një panjohuri e proceseve, relisht sidomos kur bisedonin me këshilltarë të lartë në BE.
Tre kërkesat e VMRO DPMNE-së për ndryshimin e Kushtetutës ka qenë garanca për të mos pasur kushte të reja për bllokime, minoritetet maqedonase në Bullgari dhe eventualisht ndryshimi i Kushtetutës me anëtarsimin në BE në 2030. Një ndër obligimet që ka ndërmarrë Taravri ka lidhje me këto kërkesa
Prandaj mendoj se nga aspekti i kompetencave dhe kandidatit për të ushtruar një pozitë të tillë është Bujar Osmani”, tha Ajdini/tvklan.mk/