“Air Albania” arenë “lufte” mes Shqipërisë dhe Çekisë

Do ta ketë peshën e kualifikimit për në Kampionatin Evropiane ‘Euro 2024’ përballja e sotme ndërmjet Shqipërisë dhe Republikës së Çekisë.

Kuqezinjtë janë lider të grupit E me 10 pikë, dy më shumë se rivali i sotëm, por që çekët kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.

Fitorja për secilën skuadër do të thoshte praktikisht sigurim i kualifikimit tutje.

Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo, para ndeshjes ka deklaruar se kjo është njëra nga tri finalet e mbetura për t’u luajtur dhe se lojtarët duhet të derdhin shumë djersë në fushë për të siguruar një rezultat pozitiv. Shqipëria do të luajë në këtë ndeshje në mungesë të sulmuesit Armando Broja për shkak të lëndimit, ndërsa pjesa tjetër është në dispozicion.

Ky ballafaqim nis nga ora 20:45 në “Air Albania”.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share