FUSHATA E RE DHE KRYMEINISTRI SHQIPTAR?!
“Ai po vjen!”. Një fushatë jozyrtare tashmë ka nis në BDI. Anëtarë dhe simpatizantë të integristëve në mënyrë massive janë duke e shpërndarë këtë parullë nëpër rrjetet sociale, njofton KlanM.
Në shikim të parë, nuk është vështirë të konkludohet se bëhet fjalë për fushatën me të cilën BDI-ja paralajmëron se së shpejti, për herë të parë, një shqiptar do të jetë Kryeministër I Maqedonisë së Veriut. Por, kur është në pyetje BDI-ja surprizat nuk kanë fund.
“Në kohën e “ndasive” në BDI dhe kur “Grupi i Zjarrit” mban takime të shpeshta me qytetarët dhe fiton hapësirë nëpër media, duket se udhëheqësia e BDI-së, sikurse në të kaluarën, ka gjetur një parullë interesante, që merr vëmendjen e opinionit.
Mediat, kryesisht ato maqedonase, sic njofton KlanM, këtë nismë e cilësojnë si “truk marketingu” që BDI-së duhet t`ia përforcojë pozicionet.
Por, nuk përjashtohet edhe mundësia që pas motos më të re të fshihet edhe diçka tjetër, duke marrë parasysh se BDI-ja në historinë e saj 20-vjeçare ka patur surpriza ndër më të ndryshmet, ku e fundit ishte ribrendimi me ngjyrën e gjelbërt që nënkuptonte kyçjen në trendet politike botërore për kujdesin ndaj ambientit jetësor.
Nëse bëhet fjalë për paralajmërimin për Kryeministrin shqiptar, kjo taktikë nisi nga Çairi, ku, sic njofton KlanM, Ministri i Jashtëm dhe koordinatori I Degës së BDI-së, Bujar Osmani, paralajmëroi se së shpejti një shqiptar do të jetë Kryeministër I vendit, duke rikujtuar një marrëveshje koalicionimi LSDM-BDI.
“Fillojmë me presidentin e shtetit I cili është konsensual dhe udhëheq ushtrinë me vulë e cila është edhe në gjuhën shqipe. Sot kemi parlament që në 6 vitet e fundit udhëhiqet në shqip. Jo flitet në shqip, udhëhiqet në shqip. Në fakt kemi tre parlamente në rajon që tani udhëhiqen në shqip. Kemi Qeveri në të cilën për disa muaj e presim Kryeministrin e parë shqiptar” – tha Bujar Osmani.
Kjo deklaratë e Bujar Osmanit shkaktoi komente të shumta politike se BDI-ja kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare, por Zv/Kryeministri i Parë, Artan Grubi, në një deklaratë për TV Dukagjinin e Kosovës, sic njofton KlanM, duke dhënë detaje për marrëveshjen Zaev – Ahmeti të 18 Gushtit 2020 për Kryeministrin shqiptar, tha se bëhet fjalë për marrëveshje shumë të fuqishme dhe se është konfirmuar edhe nga Kryeministri aktual Dimitar Kovaçevski.
“E ka thënë këtë dhe publikisht, që në 100 ditëshin e fundit kë kësaj qeverisje kurdo qoftë që është ajo, ai do largohet nga posti i kryeministrit, ndërsa një shqiptar tjetër apo një shqiptare do të jetë kryeministre” – tha Artan Grubi.
Grubi, sic percjell KlanM, ka deklaruar se përkundër se është Zv/Kryeministër I Parë, nuk ka ambicje ta zëvendësojë Kryeministrin aktual Dimitar Kovaçevski, por se fjalën e fundit për këtë çështje do ta ketë Ali Ahmeti. /KlanMacedonia/