Ai mysliman, ajo katolike, dashuria shqiptaro-turke që nisi në sallonin e bukurisë

“Nusja shkoi vetëm në Turqi të takonte familjen time”

Emrin e Sezerit tashmë e njohin të gjithë. Prej 8 vitesh, parukieri i njohur turk kujdeset për flokët e shumë personazheve të famshëm në sallonin e tij të bukurisë. Përveç  punës, Sezer ka gjetur edhe dashurinë në Shqipëri  kur njohu partneren e tij, Orgetën, me të cilën sot ka një djalë 18-muajsh, Reis.

Një dashuri e lindur nga dy kultura, fe, prejardhje të ndryshme që nisi në një sallon bukurie, çifti na tregon në “Rudina” në Tv Klan se si nisi historia  e tyre. Greta, nga një kliente u kthye në njeriun e zemrës së Sezerit pas një takimi me të. Një nga momentet kyçe të njohjes është edhe prezantimi me familjet dhe Gerta na rrëfen frikën që hasi kur erdhi ky çast.

 

Orgeta: Të them të drejtën e kisha shumë frikë që t’i thoja prindërve njoh një djalë nga Turqia, është turk, është mysliman duke qenë se unë jam katolike, e krishterë. Kisha këtë frikën si do e prisnin një turk, një mysliman. Por më ndodhi komplet e kundërta. I them mamit, sigurisht përpara. Pastaj i them mami do i thuash ti babit apo t’i them vetë. Pastaj mami thotë “si të duash ti”, okej, do i them vetë babit. I them babai që kam njohur një djalë turk, punon këtu në Tiranë, ka sallonin e tij dhe është prej 3 viteve këtu, para 5 viteve domethënë, punon dhe okej, e pritën shumë mirë. “Okej, na e prezanto ta shikojmë”.

Nga ana tjetër, nuk dihej se si do ta priste familja e Sezerit një vajzë të krishterë shqiptare, por edhe kjo provë kaloi me sukses.

Sezer: Unë nuk shkoja dot në Turqi atë moment prej punës,pastaj isha i detyruar. Në fakt kanë ardhur në fillim familja, patjetër. Gerta, ka ardhur familja këtu pastaj ike ti  apo?

Orgeta: Ka ardhur familja e Sezerit këtu që jemi njohur.

Sezer: Pastaj Gerta ka shkuar vetëm në Turqi që të njihte krejt familjen. Mami, babi im  kanë ardhur në  fillim këtu, pastaj i thashë hajde, e gjeta gocën. Erdhën mami e babi, pastaj e dërgova vetëm Gertën atje, ishte për herë të parë, por kombinuan mirë./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share