Këtë të diel, në puntatën e radhës të “Zemër Luana” me autorësi dhe moderim nga Luana Vjollca, një ndër të ftuarit e natës ka qenë Majk. Ai ka realizuar sfidën e ‘Paintball’, ku siç e do zakoni duket të gjuajë mbi fotografitë e kolegëve të tij, për t’iu përgjigjur pyetjes.
Një ndër pyetjet që i ka bërë kapiteni kundërshtar, Olsi Bylyku, ishte: “Cili mendon se është artist i mbivlerësuar?”
Ndonëse Majk ka ngurruar paksa, duke thënë se të gjithë e meritojnë famën që kanë, në fund i është dashur të bëjë një zgjedhje. Dhe e dini cilin artist zgjodhi?
Ylli Limanin, duke e quajtur kështu një artist të mbivlerësuar. Së fundmi Ylli ka qenë në qendër të vëmendjes, për sa i përket këngëve të tij dhe koncerteve, duke u cilësuar si një nga artistët më të dashur për publikun./tvklan.al