Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka uruar sot qytetarët e vendit për festën e Ilindenit duke theksuar rëndësinë e kryengritjes së përbashkët të vitit 1903 që bashkoi qytetarët e vendit mbi kauzat jetike të lirisë, barazisë dhe paqes.
Ahmeti ka potencuar se ajo kryengritje e përbashkët e vitit 1903 është udhërrëfyesi më i mirë i bashkëveprimit tonë për të mirën e përgjithshme dhe zhvillimin, si dhe kundër të keqes izoluese dhe përçarëse.
Postimi i plotë:
120 vite më parë popujt e vendit tonë do të bëheshin bashkë rreth një kauze jetike, asaj të lirisë dhe barazisë kundër pushtuesit.
Ajo kryengritje e përbashkët e vitit 1903 është udhërrëfyesi më i mirë i bashkëveprimit tonë për të mirën e përgjithshme dhe zhvillimin, si dhe kundër të keqes izoluese dhe përçarëse.
Sot është edhe çasti i duhur të reflektojmë mbi atë që kemi arritur bashkë gjatë një rrugëtimi të gjatë e të lodhshëm, të kujtojmë paqen që solli Marrëveshja e Ohrit, integrimin në NATO dhe të mendojmë se si bashkë të konkretizojmë misionin e integrimit në Bashkimin Europian.
Urime të gjithë qytetarëve të vendit Ditën e Republikës!