Ahmeti: Unifikimi maqedonas antishqiptar do të rrezikojë marrëdhëniet ndëretnike

Kryesia e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) mbajti takim të jashtëzakonshëm në selinë në Tetovë.

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti thotë se LSDM dhe VMRO-DPMNE përmes rivotimit në 7 vendvotime dëshirojnë që t’ia marrin Frontit Europian dy mandate.
Ahmeti tha se kjo bëhet që nëse Fronti mbetet në opozitë, të mos jetë fuqia e parë politike e opozitës vend, me ç’rast do t’i takonin disa funksione.

“Ky moment vjen pas një analize të përbashkët që kanë bërë VMRO me LSDM-në, për t’i përsëritur këto vendvotime, me qëllim që bashkimi i Frontit të mos jetë parti e dytë në vend. Por edhe nëse, negociatat që do të bëhen mes partive politike që akoma janë në vazhdim e sipër, për çdo eventualitet, pa paragjykuar këtu rezultatin e negociatave, por nëse Fronti mbetet opozitë, do të jetë përfaqësuese e shtetit në të gjitha institucionet e shtetit, ato kompetenca të cilat i ka opozita. Kështu që nga këto shqetësime që janë krijuar, është krijuar një unifikim mes dy partive më të mëdha të komunitetit maqedonas, që për fat të keq, ky bashkim, ky unifikim i këtyre politikave, frikësohemi që do të ndikojnë edhe në marrëdhëniet ndëretnike, që ne nuk i dëshirojmë të ketë një lëvizje të tillë”, deklaroi Ahmeti.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share