Ahmeti: U bënë sot plot 23 vjet nga triumfi i kauzës sonë të pastër si loti

Ali Ahmeti në rrjetin e tij social shkruan për 23 vjetorin e çlirimit të Kosovës.

Ja postimi i plotë:

U bënë sot plot 23 vjet nga triumfi i kauzës sonë të pastër si loti, çlirimit të tokës së Kosovës nga kthetrat e robërisë, agresionit dhe gjenocidit.

Nuk kishte si të përfundonte ndryshe, Kosova kishte mburojë gjakun e bijve dhe bijave të saj, atdhedashurinë e tyre që nuk kërkonte asgjë më shumë se drejtësi në vendlindjen e tyre

Kushtrimin e saj të lirisë bëmë që ta ndëgjojë bota mbarë dhe të ngritet në këmbë për të ndihmuar folenë e përgjakur të Kosovës që nuk njihte dorëzimin në luftën e saj për të ruajtur rrënjët e identitetit dhe dinjitetit.

Lavdi të gjithë të rënëve për lirinë, mirënjohje përjetë ndaj të gjithë miqve ndërkombëtarë me të cilët i dhamë fund sagës së padrejtësive ndaj Kosovës sonë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share