Ahmeti: Tejkalohen barrierat e fundit drejt barazisë së synuar, por të mohuar

“TË UNIFIKOHEMI RRETH FRONTIT EVROPIAN”

Po tejkalohen barrierat e fundit drejt barazisë së synuar, por të mohuar. Kështu e quan lideri I BDI-së, Ali Ahmeti, përfundimin e luftës së UÇK-së dhe miratimin e ndryshimeve kushtetuese në vitin 2001, njofton KlanM.

Lideri I BDI-së, shprehet se, sot gjuha shqipe dhe flamuri kombëtar bashkë me tri universitete në gjuhën shqipe, janë zyrtare, kurse shqiptarët i gjen gati në të gjitha dikasteret por dhe duke drejtuar me përgjegjësi institucionet e vendit.

Edhe në përvjetorin e 22-të të Marrëveshjes së Ohrit, sic percjell KlanM, lideri i integristëve, Ali Ahmeti, potencoi nevojën e miratimit të ndryshimeve kushtetuese për vazhdimin e rrugëtimit evropian të vendit.

“Sot jemi pjesë e Aleancës Euro-amerikane, jemi në NATO. Po ndërtojmë edhe autostrada me Shqipërinë dhe Kosovën, si dhe me rajonin, ku po unifikojmë kufijtë. Hapëm negociata për anëtarësim me BE-në dhe po përfundojmë skriningun. Për të rrumbullakësuar procesin e barazisë dhe integrimin duhet të ndërmarim edhe hapin e fundit të ndryshimeve kushtetuese” – tha Ali Ahmeti.

Sipas Ahmetit, vendimet e mëdha kërkojnë guxim dhe jo kalkulim, kërkojnë vizion e jo shkurtpamësi, kërkojnë prirje e jo strukim. Ai bëri thirrje, sic tha, të mos guxojmë të humbasim shansin e të shuajmë shpresën e qytetarëve për një vend dhe rend europian.

Sot, padyshim se jemi më mirë se dje por punojmë që e nesërmja të jetë më e mirë se e sotmja. Gjithmonë bashkë, prandaj dhe në këtë përvjetor të Marrëveshjes së Ohrit, bëj thirrje për bashkim e unifikim rreth Frontit Europian si nevojë dhe përgjegjësi historike e kohës dhe hap i domosdoshëm për të siguruar të ardhmen” – deklaroi Ahmeti.

Edhe në përvjetorin e 22-të të Marrëveshjes së Ohrit, sic percjell KlanM, lideri I BDI-së, Ali Ahmeti, sic tha, me nderime të larta ka kujtuar dëshmorët dhe invalidët, veteranët e martirët, dhe familjet e tyre. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share