Ahmeti takon Hahn: Ta vazhdojmë rrugën drejt BE

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka takuar sot Komisionerin europian për Buxhet dhe Administratë, Johannes Hahn.

Bashkëbiseduesit, siç thuhet, kanë këmbyer opinione mbi procesin e skriningut, integrimin europian, reformat në administratë, ndryshimet kushtetuese, gjendjen në rajon si dhe dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

“Procesi i skriningut po zhvillohet sipas parashikimeve ndërsa reformat janë proces vijues. Kryetari Ahmeti foli për Frontin europian si nevojë imediate për tejkalimin e pengesave në rrugëtimin integrues dhe realizimin e ndryshimeve kushtetuese duke shtuar se partitë politike duhet të tejkalojnë interesat personale dhe në fokus të vendosin të ardhmen e vendit dhe jetën e qytetarëve. Komisionier Han mbështet pa rezervë përpjekjet për reforma dhe integrim europian të vendit tonë”, thuhet në njoftimin e BDI-së pas takimit./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share