Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sot ka pritur në një takim ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Angela Aggeler. Siç thonë nga BDI, AHmeti dhe Ageler kanë biseduar për aktualitetin politik, integrimin e vendit në BE, ndryshimet kushtetuese si dhe për procesin e vetingut.
“Integrimi i plotë i vendit tonë dhe i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian është garancë shtesë për stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit. Gjatë takimit, Ahmeti dhe Aggeler kanë biseduar për nevojën e ndryshimeve kushtetuese si kusht për vazhdimin e rrugës europiane, andaj është vlerësuar se të gjithë forcat politike në vend duhet të reflektojnë dhe të mos mbajnë peng të ardhmen e vendit dhe qytetarëve. Ndërkohë që z. Ahmeti e ritheksoi procesin e vetingut si të nevojshëm për faktin se do jetë forma më e mirë për pastërtinë e figurave në të gjitha sferat që nga politika e deri tek prokurorët dhe gjykatësit, si formë kontrolli para se të njëjtët të zgjidhen në detyra të caktuara”, thuhet në kumtesën e BDI-së./KlanMacedonia